Pacolli: Jam tradhtuar nga PSD, kishim marrëveshje për koalicion

Pacolli: Jam tradhtuar nga PSD, kishim marrëveshje për koalicion

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se kanë pasur një marrëveshje koalicioni me PSD-në por që është hedhur poshtë nga ai për shkak të koalicionit PSD-AAK.

Pacolli ka thënë se është ndjerë i anashkaluar dhe i lënduar pas PSD nuk i mori  mendim për koalicion me partinë e Ramush Haradinajt.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se kanë pasur një marrëveshje për koalicion me Partinë

Pacolli në RTV Dukagjini tha se nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në, por Ahmeti duhej ta ftonte atë fillimisht për ta diskutuar. Sipas tij, këtë ia ka thënë edhe kreut të PSD-së dhe Ramush Haradinajt.

“Ndodhi diçka e papritur që unë nuk e kisha bërë. Isha jashtë dhe kthehem e dëgjoj që ata kanë bërë koalicion me AAK-në. Nuk ka qenë që diçka unë se kam pritur, por ka qenë e rrugës që para se me vendos për atë koalicion, mu ul dhe të bisedojmë. ‘Shiko, na jemi partnerë, kemi një marrëveshje, kemi obligime ndaj njëri-tjetrit çfarë mendon nëse e bëjmë këtë’, nuk do të isha bllokues por ka qenë e rrugës që të diskutohet. Këtë ia kam thënë edhe Haradinajt dhe Ahmetit që jam ndjerë i anashkaluar dhe i lënduar me këtë veprim”, tha Pacolli.

Pas prishjes së marrëveshjes me PSD-në, Pacolli tha se u bë më e qartë bashkëpunimi me Nismën.