Pacolli: Kam vendosur ta shpalli Peter Handke person non-grata në Kosovë

Pacolli: Kam vendosur ta shpalli Peter Handke person non-grata në Kosovë

Zëvendëskryeminitri në detyrë, Behjgjet Pacolli, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka treguar se Peter Handke, fituesi i çmimit Nobel për letërsi, të shpallen person non-grata në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli