Pacolli komenton vizitën e Grenellit e paralajmëruar për të hënën

Pacolli komenton vizitën e Grenellit e paralajmëruar për të hënën

Presidenti i Aleancës Kosovës së Re, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur vizitën e paralajmëruar të emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, si dhe kryeshefin e i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor.

Pacolli këtë e ka quajtur “shenjë të angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zbatimin e plotë të marrëveshjes së Uashingtonit”.

“Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu Pacolli tha se “Këto projekte më financim amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën”. /Insajderi.com