Pacolli kopjon sloganin e Trumpit

Pacolli kopjon sloganin e Trumpit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të një kolegji privat, ku citohet të ketë folur për veprimtarinë e tij dhe përvojat personale por edhe sesi do ta bëjë Kosovën përsëri madhështore.

Ai madje ka kopjuar sloganin e presidentit amerikan Donald Trump që e ka pasur “Make America Great Again” (Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore).

“Unë dua t’i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë”, citohet të ketë thënë Pacolli në ligjëratën e tij para studentëve.

Pacolli citohet të ketë folur “për suksesin e tij, tek mësimet e të parëve, të kreativiteti, tek puna në ekip, tek modestia, besimi në vete dhe respektimi i partnerëve”.

“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore”, citohet të ketë thënë Pacolli./Insajderi.com