“Mos të harrojmë që ka grua dhe fëmijë”, argumenti i Pacollit për lirimin e Kurtit

“Mos të harrojmë që ka grua dhe fëmijë”, argumenti i Pacollit për lirimin e Kurtit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Albin Kurti është burgosur për veprime politike dhe ka kërkuar që drejtësia të zbulojë kriminelët e vërtetë.

Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në vendet europiane për veprimet e tij do të lihej i lirë.

“Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqendrohet me tepër në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë”, ka shkruar Pacolli.