Pacolli: Kurtin e kam mbështetur, por më ka zhgënjyer

Pacolli: Kurtin e kam mbështetur, por më ka zhgënjyer

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ka qenë i vetmi i cili në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka mbështetur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, për të cilin tha se ka mbetur i zhgënyer kur ai mori drejtimin e qeverisë, transmeton Insajderi.

Sipas Pacollit, kur Kurti mori detyrën, asnjë prej liderëve të qeverisë së asaj kohe nuk kishte qenë për t’i dorëzuar detyrën, përveç tij.

Por, për këtë, i pari i AKR-së në një intervistë për A2 ka thënë se nuk ka pranuar asnjë telefonatë falënderimi.

“Kam qenë i sigurt që një ditë do të vijë koha e Albin Kurtit. Votova qeverinë e Thaçit dhe nga karrigia e opozitarit votova dhe qeverinë Kurti. Unë jam demoralizuar nga 52 ditët që qeverisi Kurti. Unë u zhgënjeva jo vetëm nga sjelljet e tij prej meje.

Prej 52 ditësh, nuk mora asnjë telefonatë prej tij dhe pse unë i dorëzova detyrën. Unë e dorëzova detyrën te ministri i tij në mënyrën më dinjitoze. Unë nuk e votova rrëzimin e qeverisë Kurti dhe më ndodhi diçka e pazakontë ku avioni im nuk u lejua të aterronte në Prishtinë”, u shpreh ndër të tjera Behgjet Pacolli./Insajderi.com