Pacolli: Labinot Tahiri do t’i respektojë vendimet e AKR-së

Pacolli: Labinot Tahiri do t’i respektojë vendimet e AKR-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se ata që janë duke e përfolura, nënkryetarin e parë të kësaj partie, Labinot Tahirin, nuk e njohin personalitetin e tij.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka thënë se Tahiri do ti respektoj vendimet e AKR-së, duke theksuar se asnjëri deputet i partisë së tij nuk do ta votojnë për kryeministër, Ramush Haradinajn.

“Ata që e kanë përfolur, por edhe mediet, mendoj se nuk e njohin mirë personalitetin e z. Tahiri dhe si rezultat i kësaj edhe kanë treguar mungesë respekti. Labinotin, kur e kam zgjedhur bashkudhëtar në misionin tim politik për t’i kontribuar vendit, kam qenë i vetëdijshëm dhe kam besuar në potencialin e tij”, ka thënë Pacolli.

Po ashtu Pacolli ka theksuar se “unë asnjëherë nuk kam pasur dilema, pavarësisht prej propagandës së madhe në opinion. Labinoti si nënkryetar i partisë, bashkë me të gjithë neve, i respekton vendimet që merren në organet politike të AKR-së”.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme Insajderi ka raportuar  se vota e Labinot Tahirit pritet të shkojë për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn.

Tahiri ishte nxjerr nga Adem Grabovcit të enjten e kaluar nga një dasmë në Drenas. Për më shumë së gjysmë ore ata kanë biseduar për votën e tij.

Tahiri ka thënë për Insajderin se mezi po pret ta shoh Ramush Haradinajn kryemistër.

“Krejt varet prej vullnetit qysh e kom edhe qysh i shoh interesat e institucioneve. Hala s’jom i përcaktuar. Vullneti jem është me qenë ai (Haradinaj v.j.) kryeministër edhe e di që e gjithë klasa politike kanë mu gëzu kur të bëhet ai kryeministër”, ka shtuar Labinot Tahiri. /Insajderi.com

Grabovci nxjerr Labin nga dasma – i kërkon votën për Veselin e Haradinajn