Pacolli: LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit bashkë kundër mërgatës

Deputetja e Vetëvendosjes i ka akuzuar partitë që kanë votuar kundër “ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës”.

Pacolli: LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit bashkë kundër mërgatës

Fitore Pacolli ka akuzuar partitë e koalicionit qeverisës – Lidhjen Demokratike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Listën Serbe – dhe Partinë Demokratike të Kosovës, se janë kundër diasporës kosovare, njofton Insajderi.

Deputetja e Vetëvendosjes, ka shkruar status në llogarinë e saj në Facebook se këto parti “votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, në seancën e sotme të Kuvendit.

“Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës”.

Pacolli ka kërkuar nga mërgata që “të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mërgatës e shtetit të Kosovës”./Insajderi.com