Pacolli: Letra e Biden drejtuar Vuçiqit mundësi për pajtim mes dy vendeve

Pacolli: Letra e Biden drejtuar Vuçiqit mundësi për pajtim mes dy vendeve

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se letra e Joe Biden drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq është proces i rëndësishëm për procesin e pajtimit ndërmjet dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pacolli tha se Serbia duhet ta marrë guximin që ta merret me të kaluarën e ta njoh Kosovën.

“Sinjal i rëndësishëm nga @POTUS @JoeBiden i ka kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me #Kosovën përmes njohjes reciproke. Ky është një mesazh i rëndësishëm për 2 vendet dhe procesin e pajtimit. Serbia duhet të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj dhe të njohë #Kosovën e të shkojë drejt BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Në ditën e shtetësisë së Serbisë, Joe Biden, i ka dërguar letër presidentit serb ku i kërkon njohje reciproke me Kosovën.

Më 4 shtator administrata e Trump-it, kishte arritur që t’i ulë rreth ish-presidentit amerikan, Avdullah Hotin e Aleksandër Vuçiqin që të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizim ekonomik. /Insajderi.com