fbpx

Pacolli: Me Nismën funksionojmë shkëlqyeshëm

Pacolli: Me Nismën funksionojmë shkëlqyeshëm

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, si dhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë folur rreth koalicionit të lidhur gjatë së premtes, duke bërë të ditur se këto dy subjekte kanë qene njëzëri edhe brenda Qeverisë.

“Situata që është krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe blloqet që janë krijuar brenda skenës politike, na ka bërë të hyjmë bashkë me AKR, megjithëse shumica e anëtarëve të partisë NISMA, ishte që të garojmë të vetëm, mirëpo pas një bisede ka rrjedh kjo marrëveshje”, ka thënë Limaj.

Kryetari i AKR-së, shtoi se edhe brenda qeverisë Haradinaj kanë qenë së bashku, kështu shpesh edhe duke i bojkotuar disa mbledhje të Qeverisë dhe vendime.

“Ne bashkëpunojmë me NIMSA që një kohë të gjatë, kemi parë që jemi në harmoni të plotë mes dy partive, ne mes vete nuk kemi pasur ndonjë kundërshtim, ne kemi ishim njëzëri edhe brenda Qeverisë. Disa herë nuk kemi marr pjesë as ne mbledhjen e qeverisë pasi kemi kundërshtuar disa politika të tyre”, ka deklaruar Pacolli në Debat Plus.

AKR-ja dhe NIMSA-a, do të garojnë me një listë zgjedhore  në zgjedhjet e parakohshme.