Pacolli niset drejt Kosovës

Pacolli niset drejt Kosovës

Kreu i AKR-së, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, tashmë është nisur drejt Kosovës.

Pacolli, ka flutuar me avionin e tij privat nga Aeroporti i Luganos.

“Po është nisur. Ai ka qenë i gatshëm që të vijë, mirëpo vetëm ka pritur që t’i jepet leja”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Ai ka leje për të ardhë në Kosovë nga Ministria e Infrastrukturës , por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sipas këtyre rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet në konviktet e Prishtinës për dy javë./Insajderi.com