fbpx

Pacolli niset në Uashington për lutjet e mëngjesit

Pacolli niset në Uashington për lutjet e mëngjesit

Ministri i Punëve të Jashtme të njëherëshit edhe kryetari për Aleancën Kosova e Re, (AKR), Behgjet Pacolli ka njoftuar se është rrugës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka postuar një foto në aeroplan dhe ka shkruar se është rrugës për në Uashington për lutjet e mëngjesit.

“Rrugës për Washnigton Dc, për lutjet e mengjesit dhe takime me rëndësi për fuqizimin e partneritetit tê Kosovës me aleatët”, ka shkruar Pacolli.

Lutjet e Mëngjesit organizohen nga Shtëpia e Bardh dhe do të udhëheqen nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Për lutjet e mëngjesit është ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Insajderi.com