Pacolli: Nuk ka asnjë mundësi që zhvatja të vazhdojë

Pacolli: Nuk ka asnjë mundësi që zhvatja të vazhdojë

Partneret e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka mbajtur sot një tubim me qytetarët e Shtimes, ku është prezantuar plan programi qeverisës i këtij koalicioni.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se 11 qershori ka rëndësi të madhe, njëra në vënien e themelit për një ardhmëri të fëmijëve të Kosovës dhe tjetra në ndarjen nga e keqja.

Ai tha se Kosova ka nevojë ta përmirësojë imazhin e saj para miqve ndërkombëtar dhe se këtë do ta bëjë vetëm koalicioni LDK-AKR.

“Qeveria jonë do të jetë qeveri që do të punojë për interesat e qytetarëve dhe që do ta përmirësojë imazhin e shkatërruar të Kosovës. Prandaj dilni dhe votoni, sepse nuk ka vend e as mundësi që kjo zhvatje e Kosovës të vazhdojë më tutje”, tha Pacolli.

Pacolli edhe një herë konfirmoj mbështetjen e tij të plotë për kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti.

Hoti në këtë tubim tha se njerëzit e provuar në fushën e politikes, biznesit e shkencës janë bërë bashkë për ta udhëhequr Kosovën.

“Ne ju kemi qëndruar pranë në kohërat më të vështira, tash ju garantoj se do jemi bashke edhe në ndërtimin e demokracisë”, ka theksuar Hoti./Insajderi.com