Pacolli për taksën në Prishtinë: Mendova se ishte shakaja e vitit

Pacolli për taksën në Prishtinë: Mendova se ishte shakaja e vitit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me idenë për “vendosjen e një takse në Prishtinë”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës theksoi se “ka menduar që kjo është shakaja e vitit”.

Ai po ashtu tregoi për idenë që kishte dhënë në lidhje me zgjidhjen e problemit të trafikut.

“Zgjidhja e problemit të trafikut në qytet ishte propozimi im i hershëm….bartjen e administratës dhe zyrave të tjera civile dhe të biznesit nga qyteti në periferi, së bashku me kampuset universitare në mënyrë që qyteti aktual t’u lihet banorëve. Kjo ka qenë, mbetet dhe do të jetë zgjidhja e vetme”, ka thënë ndër tjerash Pacolli.

Në Kosova ka pasur debat në lidhje me këtë taksë të propozuar, por kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, kishte deklaruar se taksa do të jetë e vlefshme për rrugët më të mbingarkuara dhe përfshinë edhe qytetarët e Prishtinës. /Insajderi.com

Në propozimin e Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë, deri më tani kam heshtur duke menduar se është një shaka e…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Mittwoch, 21. Oktober 2020