Pacolli reagon rreth mundësisë së largimit të AKR-së nga Qeveria

Pacolli reagon rreth mundësisë së largimit të AKR-së nga Qeveria

Rrahim Pacolli nga AKR-ja, i ka reaguar Jetlir Zyberajt, këshilltarit të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, rreth deklaratës së tij se AKR ka pranuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Zyberaj në një deklaratë dhënë për televizionin T7 deklaroi se nesër do të zyrtarizohet shkarkimi i ministrit Sefaj, gjë të cilën e ka mohuar Rrahim Pacolli.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deklarata e Zyberajt nuk përfaqëson qëndrimin unik të AKR-së, duke thënë se AKR do të largohet nga koalicioni, nëse ndodh diçka e tillë.

Mirëpo, menjëherë pas këtij reagimi, ka ardhur edhe një tjetër – kësaj radhe nga shefi i kësaj partie, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, AKR ka kuvendin e vet dhe organet tjera statutore dhe si të tillë, vetëm ato vendosin për të ardhmen e AKR-së.

“Çdo shkrim tjetër nëpër Facebook dhe rrjetet sociale nuk prezanton qëndrimin zyrtar të partisë”, ka shkruar në Facebook, Behgjet Pacolli.

  • “Patriotët e Çmendur” të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK