Pacolli shkon në Washington me ftesë të sekretarit Mike Pompeo

Pacolli shkon në Washington me ftesë të sekretarit Mike Pompeo

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nisur në një vizitë zyrtare në Washington ku me ftesë të të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo do të marrë pjesë në Ministerialin e dytë për liritë fetare.

Pacolli në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në Washington do të diskutojë me zyrtarët amerikan dhe shumë vende tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës.

“Rrugës për në Washington për të marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin e dytë për liritë fetare. Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multi-fetar pasqyron një shembull konkret të ndērtimit të konceptit të avancuar të harmonisë nder-fetare të kultivuat me shekuj.
Do të mbaj shumë diskutime me zyrtarët amerikan dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës”, ka shkruar ai.