Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Adem Mikullovcit

Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Adem Mikullovcit

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit të njohur, Adem Mikullovci.

Aktori i cili  në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës ka ndërruar jetë në ora 00:20 të së martës.

Pacolli në ngushëllimin e tij ka shprehur dhimbjen e tij duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë.

“Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë Toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com