Pacolli tregon për fatin e tij politik nëse nuk zhbllokohet situata

Pacolli tregon për fatin e tij politik nëse nuk zhbllokohet situata

I pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se mund të largohet nga politika.

Arsyeja e largimit të tij është për shkak të moszgjidhjes së situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe bllokimin e qeverisë.

Pacolli në një prononcim për gazetar ka thënë se ka dy zgjidhje për këtë sepse nuk mund të qëndroj duarkryq.

“E para unë jam duke prit një këshill prej kujtdo në Kosovë për me zgjedh këtë çështje sepse unë jam përgjegjës për këtë vend dhe e dyta të këtë zgjidhje në koalicionin ku unë gjendem, ose do të dorëhiqem tërësisht nga politika”, ka thënë Pacolli.

Ai ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për tryezë të rrumbullakët të partive politike.

“Zgjedhjet e reja nuk janë opsion i mirë. Do të shpenzoheshin akoma para. /Insajderi.com