Pacolli tregon pse nuk udhëtoi në Uashigton për inagurimin e Biden

Pacolli tregon pse nuk udhëtoi në Uashigton për inagurimin e Biden

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kishte deklaruar se ka marrë ftesë nga administrata Biden që të jetë pjesë e inaugurimit. Por, ai tregoi se arsyeja kryesore për çfarë nuk shkoi ishte shëndeti i gruas së tij.

“Shoqja ime sapo ka kaluar Covid-19, pra dy-tre ditësh ka dalë nga izolimi dhe ajo ende s’e ka ndjerë vetën të aftë të udhëtojë dhe po të kishte qenë një situatë tjetër ajo do të vinte me mua dhe do të më nxiste të shkojë dhe vendosëm që të mos shkojmë as unë dhe as ajo’, tha Pacolli në RTV 21.

Përpos kësaj, ai si arsyeje përmendi edhe çështjen elektorale.

“Nuk munda të shkoj për arsye se edhe kjo situata elektorale në Kosovë por edhe pandemia”, theksoi Pacolli.

Behgjet Pacolli, tha se ka marrë ftesa nga të gjitha administratat që nga ajo e Clintonit e tutje. /Insajderi.com