Pacolli: Zoti të shpërbleftë me xhenet Baca Adem

Pacolli: Zoti të shpërbleftë me xhenet Baca Adem

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe njëherit zëvendës kryeministër i Kosovës ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçit, në moshën 82 vjeçare.

Pacolli me këtë rast ka ngushëlluar familjen Demaçi dhe popullin e vendit tonë.

“Zoti të shpërbleftë me xhenet!”, ka shkruar ai.

“Baca Adem prehu në paqe. Ngushëllimet e mia familjes Demaçi dhe popullit të Kosovës. Zoti të shpërbleftë me xhenet!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.