Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci, më 30 j" />

Padia që ish-rektori i UP-së i kishte bërë Kishës Ortodokse në vitin 1994 për uzurpimin e tokës

Ndërtimi i Kishës Ortodokse në oborr të UP-së, në vitin 1992, kishte shtyrë rektorin e UP-së, Ejup Statovci, që të bëjë padi për kthimin e asaj toke në pronësi të Universitetit. Insajderi, ka siguruar padinë e ish-rektorit Statovci, të bërë në vitin 1994. Tani jemi në vitin 2019 dhe ende nuk është marrë asnjë vendim, për rikthimin e pronës prej katër hektarësh, që dikur ishte e Universitetit të Prishtinës, e tani është në shfrytëzim të Kishës Ortodokse serbe.

Padia që ish-rektori i UP-së i kishte bërë Kishës Ortodokse në vitin 1994 për uzurpimin e tokës

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ejup Statovci, më 30 janar të vitit 1994 kishte ngritur padi ndaj Kishës Ortodokse serbe për ndërtimin e kishës që kishte filluar në Kampusin e UP-së.

Sipas, padisë së bërë nga Statovci,  Kisha Ortodokse ishte duke penguar pronën të cilën ish-rektori pretendonte në padi se po tentohet të uzurpohet nga Kisha Ortodokse.

Statovci në padinë që ka siguruar Gazeta Online Insajderi, kishte përdorur si argument vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës e cila kishte përcaktuar qartë se ajo pjesë do të shfrytëzohet vetëm nga UP-ja.

“Me vendimin e Kuvendit komunal të Prishtinës 011/54/75 të dt. 12 dhjetor 1975 (i publikuar në ‘Gazetën zyrtare të KSAK’ 54/75 të dt. 30 dhjetor 1975), është miratuar Plani i detajuar i Qendrës universitare në Prishtinë. Sipas këtij vendimi hapësirat e kompleksit të Qendrës universitare në Prishtinë përfshinë tokën e ndërtimit të qytetit e cila kufizohet me: kah lindja me rrugën ‘Ramiz Sadiku’, kah perëndimi me rrugën ‘Mareshali Tito’, kah perëndimi me kompleksin e ndërtesave banesore në pronë shoqërore dhe kah jugu me rrugën e ‘Sremit’ (Neni 1.). Hapësirën e lartpërmendur do ta shfrytëzoj vetëm Qendra Universitare, për funksionin i cili është vërtetuar me Programin e zhvillimit të paditësit – Universitetit të Prishtinës për arsim të lartë dhe për park”, thuhet në Padinë që Statovci kishte ngritur ndaj Kishës Ortodokse.

Sipas paditësit, Kisha Ortodokse kishte përvetësuar pjesën prej 7 hektarëve duke hapur themelet dhe vendosjen e materialeve ndërtimore me qëllim sipas paditësit përvetësimin e pronës.

“Edhe përkundër asaj që aktet e lartpërmendura juridike të Kuvendit të Republikës së Serbisë janë kontestuar pranë Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë, mbi të cilat ende nuk është marrë vendimi i kësaj gjykate, dhe përkundër faktit se paditësi ka qenë në posedim të kompleksit të Qendrës universitare, gjegjësisht edhe në posedim të hapësirës e cila në mënyrë të kundërligjshme i është dhënë të paditurës, me 6.12.1992 e paditura në mënyrë  të padrejtë e ka larguar paditësin nga posedimi i patundshmërisë, me hapjen e themeleve të tempullit ortodoks dhe vendosjen e materialit ndërtimor, duke e përvetësuar në këtë mënyrë një pjesë të ngastrës kadastrale të paditësit nr. 7090 me sipërfaqe prej 7 hektarëve, me çka ka kryer aktin e pengimit të pronës, gjë që mund të vërtetohet më saktësisht me shikimin në vendin e ngjarjes dhe me ekspertizë”, thuhet më tej në padinë e ish-rektorit ndaj Kishës Ortodokse.

Statovci kishte kërkuar që Kishës Ortodokse, t’i ndalohet aktivitet dhe t’i ndalohen punimet.

“CAKTOHET  masa e përkohshme dhe urdhërohet e paditura Kisha Ortodokse Serbe në Prishtinë t’i ndalë të gjitha punët ndërtimore dhe të mos ndërmerr asnjë aktivitet tjetër në hapësirën e Qendrës universitare në Prishtinë – në pjesën e ngastrës kadastrale nr. 7090, me sipërfaqe prej 7 hektarëve, në të cilën është filluar ndërtimi i tempullit ortodoks të Institutit  për histori kishtare dhe kulturë shpirtërore me përmbajtje përcjellëse, deri në përfundimin e plotfuqishëm të kësaj procedure sipas padisë për pengim të pronës”, ka thuhet në padi.

Është viti 2019 dhe ende nuk është marrë vendim për rikthimin e kësaj prone tek Universiteti i Prishtinës. Prona prej katër hektarësh që dikur ishte e UP-së, vazhdon që të jetë në administrim të Kishës Ortodokse serbe.

InDoks, ka realizuar një dokumentar për këtë temë, me titull: “Kisha e dhunshme e regjimit”. Aty janë sjellur rrëfime dhe dëshmi ekskluzive mbi mënyrën si u uzurpua kjo pronë, nga regjimi famëkeq i Sllobodan Millosheviqit – deri në ditët e sotme, të tentimeve të vazhdueshme që prona në të cilën është ndërtuar Kisha, t’i kthehet Universitetit të Prishtinës.

Është sjellur për herë të parë padia që UP e ka bërë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për rikthimin e kësaj Kishe.

Dokumentari i InDoks, për Kishën Ortodokse në oborr të UP-së

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimit

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimitQë nga fillimi i ndërtimit të kësaj kishe, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi. Më shumë ishte politike se sa fetare. E urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët.Por, cila është e vërteta tjetër e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së? Çka është ky objekt për liderët aktual serb të kishës, për politikanët e dy shteteve, Kosovës e Serbisë, e çka paraqet kjo kishë për Universitetin, institucionet të cilit ia ka marrë mbi 4 hektarë?Janë këto disa nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar 50 minutësh të InDoks me autor Visar Duriqi, por dhe shumë pyetje të tjera ngritën në këtë hulumtim.Për herë të parë #InDoks shfaq edhe disa nga gjërat që i ruan kisha ortodokse serbe brenda që nuk i lejohet publikut të ketë qasje në to- pamje të transmetuara kurrë më parë.LIVE në RTV Dukagjini dhe në Insajderi.

Posted by InDoks on Sunday, 20 January 2019