“Pajtimi me Serbinë s’mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën”

“Pajtimi me Serbinë s’mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën”

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serisë, Shaip Kamberi, deklaroi të martën mbrëma se pajtimi i Kosovës me Serbinë nuk mund të ndodhë pa u ballafaquar kjo e fundit me të kaluarën.

Ai tha se “Serbia po tenton që në kuadër të një procesi të ndërtojë një miqësi me vendet e rajonit, por duke harruar të kërkojë falje ndaj atyre popujve”.

Kamberi shtoi se lidhur me kërkesën që ka bërë në Kuvendin serb për zbardhjen e krimeve të luftës, ka pasur reagime negative nga ministrat dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

“Kjo Qeveri, ky establishment politik në Serbi tregon që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me të kaluarën e dhunshme. Janë në dialog me Kosovën, tentojnë përmes iniciativave mini-regjionale të ndërtojnë raporte të mira me fqinjët por në anën tjetër vazhdojnë të kundërshtojnë ballafaqimin me të kaluarën. Këto dyja nuk shkojnë bashkë”, u shpreh ai në “Kallxo Pernime”./Insajderi.com