“Pak ka rëndësi karrigia ime” – Veseli reagon pas takimit me Kosnett, Haradinajn e Thaçin

“Pak ka rëndësi karrigia ime” – Veseli reagon pas takimit me Kosnett, Haradinajn e Thaçin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se pak kanë rëndësi çështjet e brendshme dhe karriget e pozitave, e rëndësishme sipas tij, është partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Rëndësishme është partneriteti me ShBA dhe gjitha orientimi politik është drejtë kombit tonë. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të politikave pa Shtetet e Bashkuara tonë. Për aq sa është e shenjtë sovranititetin e vendit, nuk do të ketë ndarje të Mitrovicës, shkëmbim territoresh. Shteti është i shenjtë, pak ka rëndësi për punët e brendshme karrigia ime dhe tjerëve”, ka thënë Veseli.

Këto komente, kreu i Kuvendit, i dha pas nderimeve që bëri tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.