Pakoja 170 milionëshe e qeverisë – kush do të përfitojë nga ky fond emergjent

Pakoja 170 milionëshe e qeverisë – kush do të përfitojë nga ky fond emergjent

Ministria e Financave dhe Transferev gjatë ditës së djeshme ka marr vendim për një pako emergjente për ta ndihmuar ekonomin pas krizës nga pandemia COVID-19, meqenëse shkak i saj u mbyllen qindra biznese.

Në këtë pako emergjente, janë ndarë 170 milionë euro, por nuk dihet ende se si do ta bëhet ndarje e tyre dhe kush do të jetë përfitues, shkruan Gazeta Insajderi.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë për Gazetën Insajderi se në propozimin e ministrisë nuk është specifikuar saktë se kush ka me qenë përfitues.

“Krejt ideja është që përfitu bizneset të cilët janë dëmtu prej qisja krize që është aktualisht. Aty nuk janë specifiku kush ka me përfitu, ama duhet me përcaktua kush fiton prej kësaj skeme dhe me i pas disa kritere të përfitimit”, ka thënë Rukiqi.

Mirëpo kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se janë në pritje të qeverisë pasi që ta merr vendimin për të shikuar sesi e ka menduar këtë ndarje.

“Po presim kur te del qeveria me vendim e me shiqu saktësisht qysh i kanë nda këtë skenë përfitimit”, ka thënë Rukiqi për Insajderin.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka marrë vendime në pakon e masave emergjente që Qeveria e Kosovës ka përgatitur si hap të parë  adresimin e problemeve ekonomike të rezultuara nga pandemia.

Ndër tjera në këtë pako në njërën pikë ku qeveria thotë se ka ndarë 3 milionë euro, ka para parë përë këta sektor:  “Përkundër faktit që masat e qeverisë për mbajtjen e distancës fizike kanë synuar parandalimin e shpërndarjes së infeksionit, kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht duke siguruar furnizim të amvisërive me nevojat ushqimore dhe shëndetësore. Për të gjithë këta punonjës, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndaj nga një pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim. Për këtë masë do të ndahen 3 milionë euro”.

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndërmerren disa nga veprimet e listuara si më poshtë:

Të sigurohen pagat nga Qeveria për sektorin privat, për të gjitha bizneset, të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin numër 01/07 të datës 11.03.2020 dhe vendimet tjera pasuese ua ka ndërprerë veprimtarinë e tyre afariste, dhe këto biznese nuk mund të sigurojnë më të hyra për pagat e të punësuarve në sektorin privat. Pagat e punëtorëve të sektorit privat të paguhen në bazë të listës së pagave të të punësuarve të realizuara nga m uaji paraprak përmes ATK-Trusti.

 

Të kompensohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shpenzimet e qirasë së objekteve, zyrave, depove etj. të sektorit privat derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.

Të paguhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës tatimi në fitim, për kuartalin e parë (TM1) dhe obligimet tjera tatimore për sektorin privat, derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.

Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë Fondin për mbështetje financiare – Pako stimuluese për sektorin privat.

Të merret vendim nga ana e Qeverisë së Republikë së Kosovës për shtyrjen e afatit të raportimit financiar në Këshillin për raportim financiar të Republikës së Kosovës në afat prej 3 muajve.

Të prolongohen obligimet e kësteve të kredive për sektorin privat në afatin kohor prej 3 (tre) muajve, duke fillua r nga data 1 Prill 2020 deri më datën 1 Korrik 2020.

Të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, për të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati, deri në marrjen e ndonjë vendimi tjetër.

Të lirohen nga pagesat operatoret e transportit rrugor të udhëtarëve me rastin e vazhdimit të rendeve të udhëtimit nga MIA dhe të subvencionohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës regjistrimi i automjeteve transportuese për bartjen e udhëtarëve, mallrave, si dhe makineritë e pajisjet tjera të sektorit privat, si dhe të lirohet nga akciza për derivate të naftës gjatë kohës sa zgjasin masat e Qeverisë, si dhe të hiqet Vendimi administrativ i kufizimit në tërheqjen e parasë së gatshme nga llogaritë bankare komerciale e sidomos për institucionet financiare jo bankare nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com