
Ministria Palestineze e Punëve të Jashtme ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia morën vendim për të hapur ambasada në Jerusalem.
Sipas komunikatës së kësaj ministrie, ky vendim është “agression i qartë dhe i pajustifikuar kundër popullit Palestinez”, shkruan ‘Xinhua’, transmeton Insajderi.
Tutje në këtë komunikatë, MPJ palestineze u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tërhiqen nga këto vendime që kjo ministri i quan të padrejta.
Krerët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për normalizimin ekonomik në një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Reagime rreth kësaj çështje ka pasur edhe nga Liga Arabe si dhe nga Turqia. /Insajderi.com