Hana Noka, aktroja kosovare e cila jeton në Los Angjelos, tash e një muaj është duke qëndruar në karantinë, andaj është duke u përballur edhe me shumë sfida, e njëra ndër to është gatimi.
Hana e cila thotë se nuk është e zonja në gatim, ajo ka përgatitur disa pallaqinka me instruksionin e nënës së vet e cila jeton në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Para disa ditësh me instruksione të nanës përmes FaceTime, e përfundova projektin numër një pallaqinkat, nuk kenë si të nanës, I miss you mama”, ka thënë një një intervistë Hana Noka për Insajderin.
Ndër tjera ajo thotë se aplikacioni më i ri “TikTok” i është bërë pasioni i saj më i ri.
“Pasioni im i ri TikTok dhe gjetja e fotove të vjetra si përshembull xhirimet edhe billbordet që i kemi pas unë edhe shoqja jem, Donika Hyseni në emisionin tonë “Teen” në RTK, pak nostalgji”, ka thënë Hana. /Insajderi.com
Për më shumë ndiqeni VIDEON: