Pallaska çuditet sesi u bastisë shtëpia presidentit pas ngritjes së aktakuzës

Pallaska çuditet sesi u bastisë shtëpia presidentit pas ngritjes së aktakuzës

Avokati mbrojtes i ish-presidentit të Kosovës, Dastid Pallaska, i ka cilësuar si të ‘pakuptueshme’ bastisjen e shtëpisë së Hashim Thaçit pas ngritjes së aktakuzës.

Gjashtë muaj më parë një propozim-aktakuzë ishte shpallur për Thaçin dhe ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Aktakuzat u konfirmuan vetëm më 4 nëntor, pas kalimit të afatit të skajshëm të miratimit apo mohimit të propozimit të Gjykatës Speciale që akuzon Thaçin e Veselin.

Të enjten dyshja Thaçi-Veseli bashkë më shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, udhëtuan për në Hagë përmes një aeroplani ushtarak.

E sot kishte bastisje në shtëpitë e figurave të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçit, Veselit e Selimit.

Për këtë bastisje ka folur Pallaska i cili tregoi se bastisja nuk kishte ndonjë shënjestrim, por thjeshtë procedurë.

“Sot në këtë cilësi isha i pranishëm gjatë zbatimit të një urdhri bastisjeje në rezidencën e zotëri Thaçit këtu në Prishtinë në komunën e Graçanicës. Bastisja është kryer, ka përfunduar, ndërsa sa i përket qëllimeve të bastisjeve mund të them që ato ishin jashtëzakonisht të përgjithshme rrjedhimisht nuk dukej se kishte ndonjë shënjestrim te duhur të bastisjes që është parakusht procedural që të urdhërohet bastisja”, tha ai. /Insajderi.com