Pallaska: VV po na paralajmëron saktë për regjimin që do ta instalojë

Pallaska: VV po na paralajmëron saktë për regjimin që do ta instalojë

Avokati, Dastid Pallaska, ka deklaruar se Vetëvendosje po i paralajmëron saktë për regjimin që do ta instalojë, njofton Insajderi.

Ky konstatim i Pallaskës erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur Albin Kurtin si bartës të listës përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ia ndalon një gjë të tillë.

“Mbi këtë bazë, slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje duhet të jetë Partia para Shtetit”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

Ai alarmoi se nëse idetë e Vetëvendosjes realizohen në mandatin e ardhshëm këto sipas tij “janë zgjedhjet e fundit të një demokracie kushtetuese”. /Insajderi.com

 

Lëvizja Vetëvendosje e paska mbajtur liderin e vet si bartës të listës zgjedhore përkundër vendimit të Gjykatës…

Posted by Dastid Pallaska on Wednesday, 3 February 2021