Palmer kundër shkëmbimit të territoreve

Palmer flet për dialogun Kosovë – Serbi. "BE-ja ta udhëheqë dialogun, por shkëmbimi territorial as që duhet përmendur, e komprometon procesin. Fundi i këtij dialogut duhet të sjellë njohje reciproke dhe mbi të gjitha fundin e këtij problemi".

Palmer kundër shkëmbimit të territoreve

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Matthew Palmer është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Sipas mediave boshnjake citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE, i cili duhet të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili në rastin ideal do të kishte njohjen reciproke në thelbin e saj.

“Të flasim për shkëmbimin e territoreve dhe disa aspekte të tjera të mundshme të marrëveshjes, do të ishte një shpërqendrim nga qëllimi thelbësor i Beogradit dhe Prishtinës që punojnë për krijimin e një rruge drejt normalizimit. Ne e mbështesim atë proces”, tha Palmer./Insajderi.com