Palmer për opozitën e Kosovës: Qëndroni në sallë kur të votohet Presidenti

Palmer për opozitën e Kosovës: Qëndroni në sallë kur të votohet Presidenti

Ndihmës-sekretari dhe përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se opozita duhet të jetë besnike dhe të sigurojë që ka kuorum në ditën kur të votohet presidenti në Kuvendin e Kosovës, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh Palmer në një intervistë për ‘Dukagjinin’, derisa foli rreth votimit për president të Kosovës.

‘’Sa i përketë zgjedhjeve për president, ne mendojmë se ato parti që do jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale. Lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit, të bëjnë punën e tyre. Të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të funksionojnë’’, tha Palmer për ‘Debat Plus’.

Ai shtoi se SHBA-të nuk kanë të parapëlqyer për në politikën e të tjerëve dhe se bashkëpunojnë më këdo që fiton zgjedhjet.

”Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, partnere e mirë e fortë për ShBA. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve, punojmë qeveri që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike. Duket se ka rrugë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë që mund të jetë partnere e tillë e ShBA-ve”, tha Palmer. /Insajderi.com