Palmer: Rasti historik për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Zëvendësi i ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer ka thënë në Beograd se Uashingtoni i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës ta kuptojnë rastin historik dhe të arrijnë marrëveshje në mënyrë që të dyja palët të dalin fituese.

Palmer: Rasti historik për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

“Nëse dikush është fitues e dikush humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer duke iu drejtuar Forumit të Sigurisë në Beograd.

Sipas fjalëve të tij, SHBA nuk e shtyjnë e as nuk angazhohen për çfarëdo rezultati të caktuar të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne i inkurajojmë palët ta gjejnë rrugën përpara dhe ta gjejnë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të cilën do ta pranojnë dyja palët”, ka pretenduar Palmer.

Ai ka theksuar se SHBA janë të gatshme të dëgjojnë dhe të ndihmojnë, por se nuk mund të flasë për detaje, para se gjithash në lidhje me shkëmbimin e territoreve, sepse nuk është paraqitur asnjë plan.

Siç ka thënë, SHBA e kuptojnë brengosjen për shkak të mundësisë që shkëmbimi i territoreve të shkaktojë krizë në vendet tjera në rajon, por ka shtuar se konflikti i pazgjidhur, konflikti i ngrirë është gjithashtu rrezik për stabilitetin në rajon.

Palmer ka theksuar se Kosova dhe Serbia kanë ardhmëri evropiane, por se në këtë rrugë kanë nevojë për ndihmë./Insajderi.com.