Palmer: Shengeni i vogël ka përkrahje të SHBA, në të duhet të jetë edhe Kosova

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor e cila ishte bazë e angazhimit amerikan në rajon tashmë më shumë se 20 vjet, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, ka thënë Matthew Palmer, zëvendës i ndihmësit të Sekretarit të Shtetit të SHBA dhe emisari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Palmer: Shengeni i vogël ka përkrahje të SHBA, në të duhet të jetë edhe Kosova

“Pikërisht për këtë arsye, pamundësia e Këshillit të Evropës të arrijë konsensus për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte thellësisht zhgënjyese, por kjo nuk është fjala e fundit, shpresojmë se Këshilli i Evropës do të mund të rishikojë këtë çështje  dhe të arrijë përparim në takimin e liderëve në Zagreb, të gjejë konsensusin e nevojshëm dhe ta fillojë këtë proces të rëndësishëm dhe të dërgojë sinjal të rëndësishëm për rajonin”, ka thënë Palmer.

“Në ndërkohë, pasi SHBA po e ndërmarrin rolin më të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa BE është duke shikuar se si të tërhiqet, vet rajoni po e ndërmerr iniciativën. Përkushtimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ta përmirësojnë bashkëpunimin nëpërmes të iniciativës “mini Shengen” është demonstrim i asaj se liderët në rajon po e marrin mbi vete përgjegjësinë për fatin e tyre, kontrollin mbi ardhmërinë e tyre”, ka theksuar zyrtari amerikan.

Sipas fjalëve të tij, struktura e kësaj iniciative është e hapur, në të ka vend edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Kjo është iniciativë e cila premton, e ka përkrahjen tonë dhe për të cilën jemi të përkushtuar në punën në partneritet me liderët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të arrijmë përparim”, ka përfunduar Palmer./Insajderi.com.