Palmer: S’ka garë në dialogun Kosovë-Serbi, SHBA e BE po punojnë krah për krah

Palmer: S’ka garë në dialogun Kosovë-Serbi, SHBA e BE po punojnë krah për krah

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se ata bashkë me Bashkimin Evropian janë duke punuar për së afërmi rreth procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi, transmeton Insajderi.

Palmer ka thënë se deklarimi se këto dy fuqi janë duke garuar në këtë process nuk qëndron, meqë sipas tij po punojnë krah për krah.

“Ne punojmë krah për krah. Tanimë ka një dinamikë më të madhe. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një ripërtëritje për rajonin dhe një hap i madh para”, ka thënë Palmer gjatë një takimi online.

“Ende ka shumë punë për t’u bërë, duke nisur nga ajo se ku janë ata tash dhe ku duan të jenë”.

Palmer është shprehur se elita politike në Kosovë duhet të bashkohet rreth procesit të dialogut.

Ai ka thënë se SHBA i jep përkrahje të plotë të Dërguarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com