Palmer takohet me Hoxhajn, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Palmer takohet me Hoxhajn, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, njofton Insajderi.

Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga kjo parti, Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu, ndërsa Palmer u shoqërua nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. /Insajderi.com