SHBA e shpalli “non garata” Berishën, Palmer thotë se është mjet i luftës kundër korrupsionit

SHBA e shpalli “non garata” Berishën, Palmer thotë se është mjet i luftës kundër korrupsionit

“Vendimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për të përcaktuar publikisht ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha si të përfshirë në korrupsion, është një prej mjeteve që SHBA-ja vë në përdorim për të luftuar korrupsionin”.

Kështu ka deklaruar Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Ky është një ndër instrumentet që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi”, ka deklaruar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit.

“Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht”, ka thënë Palmer.

Të mërkurën, Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë”./Insajderi.com