
Pronari i Kompanisë “Frutex” dhe njëherit anëtari i klubit të prodhuesve vendor, Shaqir Palushi në intervistën për Insajderi ka folur edhe për mbledhjen e dy qeverive Kosovë – Shqipëri.
Palushi në veçanti ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se do të ketë zero (0) tarifë doganore për prodhuesit nga Kosova.
Shaqir Palushi për “Gazeta Insajderi”, tha se Klubi i prodhuesve vendor kishte vendosur të dilte në protestë, pikërisht në ditën kur do të mbahej mbledhja e dy qeverive.
Por, ky veprim u anulua për shkak të vendosjes së taksës ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se pret përmirësim të qasjes së Shqipërisë ndaj Kosovës.
“Ne vazhdojmë të kemi një trajtim jo të dinjitetshëm në Shqipëri si prodhues përkatësisht kompanitë dhe produktet që eksportohen në Shqipëri. Ato kanë trajtim të njëjtë në raport si të ishin produkte italiane e ndoshta edhe më keq se produktet që vijnë nga Italia ose Greqia, kjo do të thotë që ne konsiderojmë që është momenti i fundit kjo qasje e Shqipërisë ndaj Kosovës të ndryshojë”, ka deklaruar ai.
Palushi ka theksuar se pritjet e Klubit të prodhuesve vendor kanë qenë shumë të mëdha nga mbledhjet e qeverive.
Ai ka thënë se pret që nga ky numër i madh i mbledhjeve të qeverive të ketë edhe ndryshime, pra përmirësim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Theksojmë se Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut në kuadër të telekomunikimit si dhe të heqin tarifat doganor./Insajderi.com
Insajderi.com | Intervistë me Shaqir Palush
Insajderi.com | Intervistë me Shaqir PalushIntervistë me Pronarin e kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi dhe anëtarin e Klubit të prodhuesve në Kosovë.◾ Si ka ndikuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën e vendosur prej 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnje Hercegovina tek prodhuesit vendor?◾A janë rritur kërkesat për prodhimet vendore pas vendimit të Qeverisë? ◾ Cilat janë vështirësitë e prodhimit vendor ose më mirë të themi me cila probleme ballafaqohen bizneset e prodhimit?◾ Si kanë ndikuar reduktime me energji elektrike, ditëve të fundit në vendit tonë tek bizneset që prodhojnë?◾ Çështja e liberalizimit të vizave, sa i ka penalizuar prodhuesit për ti prezantuar produktet e tyre edhe në vendet ndërkombëtare?◾ Çfarë thotë anëtari i klubit të Prodhuesve të Kosovës për bashkëpunimin Kosovë- Shqipëri?
Posted by Insajderi on Tuesday, 27 November 2018