Pamje nga aksidenti në Prishtinë, ku mbetën të lënduar shtatë persona

Pamje nga aksidenti në Prishtinë, ku mbetën të lënduar shtatë persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur 7 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Ajo ka thënë se si pasojë e shpejtësisë së madhe, vetura e ka humbur kontrollin.

“Shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve nga kolegët në terren dyshohet se shpejtësia ka qenë shumë e madhe. Gjithçka ka ndodhur në rrugën Tirana, vetura në vend që të kthehet në anën e majtë ka vazhduar drejt ku kanë qenë duke u kryer disa punime”, tha Ahmeti për Insajderin.

Pamje të aksidentit: