Pamje nga arrestimi i tre zyrtarëve policorë nga aksioni “Kontrabanda” në Veri

Në aksionin e koduar me emrin “Kontrabanda” i zhvilluar në Veri të Mitrovicës janë prangosur tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, të nacionalitetit serb. Bëhet fjalë për një toger, një rreshter dhe një zyrtar policor.

‘Sinjali’ ka siguruar pamjet nga aksioni i sotëm në Veri.

Zyrtarët policorë dyshohen për veprat penale: “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të aksionit Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“IPK në koordinim me Prokurorinë Speciale ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.