Pamje nga gara e driftit në Prishtinë – voziti derisa i harxhoi gomat e veturës

Pamje nga gara e driftit në Prishtinë – voziti derisa i harxhoi gomat e veturës

Në rrethinën e Prishtinës është duke u zhvilluar një garë e disiplinës drift, e para e këtij lloji që organizohet nga Federata e Autosportit e Kosovës. Gara ka karakter të hapur, që od të thotë se mund të marrë pjesë po thuajse çdo kush, përderisa vetura e tyre plotëson kërkesat bazike teknike dhe kuptohet që si drift, gara nuk poentohet për asnjërën nga disiplinat ose kampionatet e Kosovës.

Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndalur shumë entuziastë që të marrin pjesë në këtë garë, e një nga ta ishte edhe Besart Pruthi, i cili nëse asgjë tjetër, nuk ia la mangu zhurmës dhe harxhimit të gomave me Opel Omegën e tij. Grurthi qëndroi në shteg, aq sa qëndruan “gjallë” gomat e tij.

Për më shumë shikojeni videon.