
Mbi 200 metra është e gjatë kolona e automjeteve që po presin për të hyrë nga Serbia në Kosovë nga pikëkalimi kufitar “Dheu i Bardhë” në Komunën e Ranillugut.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes sistemit të saj në uebfaqen zyrtare, thuhet se kolona e automjeteve që po presin të hyjnë në Kosovë tek “Dhei i Bardhë” është 150 deri në 200 metra e gjatë.
Insajderi ka siguruar një video që shfaq rreshtin e gjatë të veturave në këtë pikëkalim kufitar.
Pritet e gjata tek "Dheu i Bardhë"
Një kolonë e gjatë automjetesh është krijuar në pikëkalimin kufitar tek "Dheu i Bardhë" në Komunën e Ranillugut.
Posted by Insajderi on Sunday, 23 December 2018