Pamje nga meçi i Kryeziut me van Heerden

Pamje nga meçi i Kryeziut me van Heerden

Boksieri i njohur gjerman Timo Schwarzkopf, i lindur si Festim Kryeziu, me prejardhje nga komuna e Malishevës, këtë fundjavë ka zhvilluar meçin e tij të radhës në boksin profesionist dhe ka bërë debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Në Louisville, Kentucky, Schwarzkopf (18-1-0) u përball me boksierin nga Afrika e Jugut Chris van Heerden (25-2-1), në meçin e kategorisë deri në 67kg.

Për boksierin me prejardhje nga Kosova ky duel ishte rasti që të ngjitet në rang liste botërore dhe të kërkojë eventualisht për herë të parë luftë për titull bote, pasi paraprakisht kishte fituar një titull ndërkombëtar në IBF që kishte qenë vakant.

Një prej promotorëve të këtij meçi ka qenë edhe legjenda e boksit Evander Holyfield, duke dëshmuar edhe një herë se debutimi në Amerikë ka qenë ngjarja mbase më e madhe në karrierën e Schwarzkopfit.

Lexoni raportin e plotë dhe shikoni pamjet nga fundi i meçit.