Pamje nga momenti kur 30 vjeçari hidhet nga kati i 8 i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një 30 vjeçar ende i paidentifikuar dyshohet të jetë hedhur nga kati i 9 i pallatit ku banonte.

Si pasojë e rënies nga lartësia, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Të dhënat e deritanishme janë paraprake dhe mësohet se i riu kishte një sërë konfliktesh me bashkëshorten e cila e kishte denoncuar së fundmi për ushtrim të dhunës. Mësohet po ashtu se i riu para aktit ekstrem ka lënë dhe një letër ku i kërkon falje gruas dhe i lë amanet fëmijët.