Reshje të mëdha të shiut dhe breshërit kanë rënë të hënën pasdite mbi vendin tonë, shkruan Insajderi.
Në qytetin e Lipjanit reshjet kanë shkaktuar vërshime në rrugë dhe dëme të shumta materiale.
Por, në këtë qytet ka pasur edhe stuhi të fuqishme pamjet e së cilës i sjell “Lipjani News”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell./Insajderi.com