Pamje nga takimi i Isa Mustafës me Shpend Ahmetin

Pamje nga takimi i Isa Mustafës me Shpend Ahmetin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është në takim me kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmetin, shkruan Insajderi.

Ky takim po mbahet në njërin nga restaurantet e kryeqytetit dhe vjen një ditë pas lajmeve se PSD do të bëjë koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mbrëmë Isa Mustafa, përpos të parit të PSD-së, ftoi në takim edhe të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e NISMA-së Fatmir Limaj.

Isa Mustafa, ditë më parë ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin./ Insajderi.com