Pamje nga zbarkimi i policëve të Kosovës në veri dhe momente nga arrestimet

Pamje nga zbarkimi i policëve të Kosovës në veri dhe momente nga arrestimet

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka nisur një operacion të jashtëzakonshëm në veri të Mitrovicës.

Operacioni policor i cili po shtrihet në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e disa qytetarëve dhe disa zyrtarëve policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, të cilët kanë qenë të dyshuar.

Gjatë operacionit në veri, i cili ka filluar rreth orës 05:00 të mëngjesit ndaj të cilit është rezistuar me të shtëna armësh, kanë mbetur të plagosur të paktën 4 policë.

Ndërkaq janë të paktën 30 të arrestuar, përfshirë drejtorin e Policisë në Zubin Potok dhe atë në Bërnjak. /Insajderi.com