Pamje rrëqethëse: Babai gjendet i vdekur nën rrënoja derisa mbante nën krahët e tij fëmijët

Pamje rrëqethëse: Babai gjendet i vdekur nën rrënoja derisa mbante nën krahët e tij fëmijët

Turqia lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme që u pasa me disa lëkundje të tjera. Bilanci i viktimave dhe të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.

Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke. Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.

Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.