Pamje si në filma: Bën drift në mes të natës në Prishtinë, shikoni si e kapin policia

Pamje si në filma: Bën drift në mes të natës në Prishtinë, shikoni si e kapin policia

Rreth orës tre të mëngjesit të sotëm, një person është kapur keq nga policia gjersa po bënte vozitje të vrullshme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën B në kryeqytet, ku një person me veturën e tij ka bërë vozitje të vrullshme në mes të semaforave, apo kjo vozitje njihet edhe si ‘drift’.

Mirëpo atij kjo nuk i ka zgjatur dhe është lajmëruar në polici, ku edhe pas pak minutave policia e shohin atë duke u futur në një garazh dhe shkojnë për ta kapur. E gjithë kjo është xhiruar nga një qytetar dhe Metro ju sjell të plotë këtë video.