Pamje të aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pamje të aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik.

Video: 

Ndërkaq Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se për shkak të aksidentit, rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim.