Pamje të frikshme, shkallët lëvizëse e ‘thithin’ një person

Pamje të frikshme, shkallët lëvizëse e ‘thithin’ një person

Shkallët lëvizëse në ambiente publike dinë shpeshherë të rrezikojnë jetën e qytetarëve që kalojnë në to.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet kur njerëzit kalojnë në shkallët lëvizese, ajo pëson një defekt.

Nga defekti, një person është ‘përpirë’ në brendi të shkallëve ndërsa më pas, ai është dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

“Askush nuk do t’i shfrytëzojë më shkallët lëvizëse pasi të shoh këtë video, kjo është e tmerrshme”,  ka shkruar një lexues.