Pamje të papublikuara – Vrapimi i grabitësit nga banka me armë në dorë dhe vrasja e tij nga Policia

Pamje të papublikuara – Vrapimi i grabitësit nga banka me armë në dorë dhe vrasja e tij nga Policia

Kamer Metaj, grabitësi i vrarë sot nga Policia e Kosovës, kishte qenë i armatosur dhe kishte shtirë disa herë në drejtim të pjestarëve të Policisë.

VIDEO

Nga të shtënat e tij, ka mbetur i vrarë polici, Izet Demaj.

Që nga momenti kur Policia e Kosovës, kishte arritur në selinë e bankës, në të cilën Kamer Metaj, ishte duke e grabitur, ky i fundit kishte filluar t’i rezistojë dorëzimit. Për më keq, Metaj kishte filluar që të sulmojë me armë zjarri Policinë e Kosovës.

Insajderi, ka siguruar një video, teksa grabitësi shihet duke tentuar të ikë nga selia e bankës dhe në ikje e sipër, ai shtinë mbi pjestarët e Policisë së Kosovës.

Këta të fundit, janë përgjigjur me armë zjarri, duke e goditur grabitësin me plumb në gjoks.